“Ndjesi e mirë”: Ramabaja kënaqet teksa lexon të arriturat e Kosovës sipas VV-së - NACIONALE

“Ndjesi e mirë”: Ramabaja kënaqet teksa lexon të arriturat e Kosovës sipas VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një grafikë të përgatitur nga VV-ja, e në të cilin theksohet se “Kosova e vendosur për progres demokratik”.

Sipas Ramabajës, brenda tre muajve të 2023, Kosova po promovohet si vend që po “selitë” zhvillimin demokratik.

Një gjë e tillë duket ta ketë kënaqur edhe vetë Ramabajën.

“Një dëshmi se Republika po funksionalizohet me hapa të përshpejtuar. Ndjesi e mirë kur lexon lajme të kësaj natyre.” – vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme