‘Ndihmoni të pastrohen situatat e territ’: Çka kishte thënë Kurti për akuzat ndaj Escobar që sot i demantoi DASh-i? - NACIONALE

‘Ndihmoni të pastrohen situatat e territ’: Çka kishte thënë Kurti për akuzat ndaj Escobar që sot i demantoi DASh-i?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë së premtes, Departamenti i Shtetit Amerikan ka demantuar raportimin e Vudi Xhymshiti se gruaja e emisarit amerikan, Gabriel Escobar ka lidhje financiare me MPJ-në serbe.

Këto pretendime, DASh i quajti “të rreme”:

“Këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme. Gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. As DAS Escobar nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP. Është e papërgjegjshme të publikohen të tilla falsifikime.” – kanë thënë nga DASh për “Sbunker”.

Në një konferencë të datës 22 mars, Xhymshiti e kishte pyetur edhe kryeministrin Albin Kurti në një konferencë për media mbi këto “dyshime”.

Ai madje, i kishte thënë shefit të Qeverisë së “Escobar ia sulmon atij karakterin politik” dhe se është “në kundërshtim me protokollet diplomatike të thotë se presidentja është garantuesja e marrëdhënieve ShBA-Kosovë”.

“…Gjetjet e magazinës së Fronliner rekomandojnë se Gabriel Escobar, gruaja e tij, është e financuar nga MPJ e Serbisë, ne kemi hapur dyshime se ajo mund të jetë duke u paguar nga Serbia për të lobuar në interesat e Serbisë kundër Kosovës. Kemi gjetur një kopje të kontratës që rekomandon se një familjar i Escobar është i kontraktuar me Dodikun për të lobuar për interea të Republikës Serbe. Cili është qëndrimi i Kosovës në rast se përballeni me gjetje të tilla, të verifikueshme dhe që tregojnë se janë të vërteta?” – ishte pyetja e plotë e tij.

Kurti ndërkaq, kishte rekomanduar që pyetjet t’i drejtohen DASh-it, pasi vetëm në këtë mënyrë, sipas kryeministrit “spastrohen situatat qofshin të territ apo të mjegullës”.

“Jetojmë në një kohë kur është është e vështirë të thuash me saktësi se çka është e vërtetë 100 për qind, më vjen keq, këto pyetje nuk janë për mua, janë për DASh-in, kushdo që ka informacione jo vetëm për ShBA, por edhe në Evropë, ka informacione që qarkullojnë poshtë e lartë, majtas e djathtas, nuk kam mundësi t’i vërtetoj, besoj që kjo është mirë të shihet me ato shtete, për çfarëdo informacioni që iu ka ardhë në zyrë dhe në këtë mënyrë, ndihmoni që të spastrohen situatat qofshin të territ apo të mjegullës.” – kishte thënë shefi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme