“Ndihem 33 vjeç”: Sali Berisha e çudit Blendi Fevziun, kur pyetet se si ndihet
Dje në emisionin “Opinon” në Shqipëri, i ftuar ishte Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë.
Gati krejt në fund të intervistën, gazetari Blendi Fevziu, që është autor i “Opinonit”, e pyeti se si ndihet që në këtë moment mund të mbylleni në arrest shtëpia.
Përgjigja e Berishës ishte befasuese edhe për vet Fevziun. Berisha deklaroi se ndihem më i motivuar se kurrë, përkundër që SPAK-u tashmë ka kërkuar autorizim për të ndryshuar masën ndaj Berishës. Tutje, lideri opiztar vlerësoi se ndihet 33-vjeç, duke aluduar në moshën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Absolutisht ndihem më i motivuar se kurrë. Sa i përket asaj karrierës, e thash unë dhe e thash kur festova ditëlindjen, ndihem 33-vjeç, nuk kemi moshë tjetër poliitke. Mosha jonë politike është 33-vjeç, kurse akti që ndërmirret kundër meje, I bindur të jesh ti, vetëm më motivon më tepër, se është dëshmia më flagrante e një procesi politik të turpshëm.” – deklaroi Berisha, që biologjikisht është 79-vjeçar.