Ndeshje në Pejë: Vdes një person që voziste motoçikletën - NACIONALE

Ndeshje në Pejë: Vdes një person që voziste motoçikletën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i vdekur si rezultat i një aksidenti në Qyshk të Pejës. Ndërkohë që një person tjetër është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I vdekur nga aksidenti ka mbetur vozitësi i një motoçiklete.

“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”, ka konfirmuar Gashi.

“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, theksoi ai.

“Në vendngjarje janë dalë njësitë kompetente dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, përfundoi zëdhënësi i Policisë për Pejë.

Lajme të ngjashme