Ndeshja e basketbollit në Mitrovicë: Arrestohet personi që tentoi të hynte në zhveshtore të ekpit mysafir për t'i sulmuar - NACIONALE

Ndeshja e basketbollit në Mitrovicë: Arrestohet personi që tentoi të hynte në zhveshtore të ekpit mysafir për t'i sulmuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili tentoi të futej në zhveshtoret e ekipit mysafir gjatë një ndeshje basketbollistike të dielën në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuarit kishte tentuar të sulmojë lojtarët e ekipit mysafir.

Ai po ashtu nuk i kishte përfillur zyrtarët policorë.

Raporti i plotë:

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Mitrovicë 27.11.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme