Ndërron jetë gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla - NACIONALE

Ndërron jetë gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të gazetares së Radio Televizioni i Kosovës, Shukran Nobërdali-Qyqalla.

E ndjera ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për dekada kontribuoi në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e realizoi me përkushtim për më shumë se 20 vjet.

AGK u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën dhe kontributin e saj në gazetari.

Lajme të ngjashme