Ndërpritet seanca, nesër votohet për rezolutën e PDK-së rreth ngërçit në arsim - NACIONALE

Ndërpritet seanca, nesër votohet për rezolutën e PDK-së rreth ngërçit në arsim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për zgjidhjen e ngërçit në arsim është shtyrë për të premten në orën 10:00. Në mungesë të kuorumit, edhe është ndërprerë seanca e së enjtes.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri i kërkoi Qeverisë që brenda 48 orëve, të zhvillojë dialog me BSPK-në dhe të zhbllokohet situata.

Përmes kësaj rezolute, veç tjerash kërkohet që BSPK të përfshihet brenda pesë ditësh në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së, apo personat e autorizuar deri në zgjidhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës. Kërkojmë në afat prej pesë ditëve nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar nga BSPK-janë grupin punues për hartimin e pagave, para miratimit të tij në qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti ndërkaq, në këtë seancë ka përsëritur deklaratën se opozita po e përdorë grevën si armë kundër tij, ndërsa tha sindikatat nuk kanë gatishmëri për të gjetur kompromis.

Lajme të ngjashme