Kurti fajëson opozitën për grevën në arsim – E përmend sërish fitoren më 14 shkurt - NACIONALE

Kurti fajëson opozitën për grevën në arsim – E përmend sërish fitoren më 14 shkurt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se greva në arsim po përdoret kundër tij si kryeministër. Ai përmendi pak rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe fitoren me 50%.

“Pal Lekaj e Ferat Shala treguan se e kanë me mua, jo me arsimin. Mos-njohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit. Nuk kom çka bëj unë. Populli ka votuar, halli është se unë jam kryeministër. Greva po përdoret si armë kundër kryeministrit. Ky është synimi i qartë që u shpalos sot. Me datën 5 qershor 2017 kur këto parti kanë qenë bashkë, bëhej memorandum me SBASHK-un”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës, transmeton Nacionale.

Ai e lidhi grevën edhe me dialogun në Bruksel.

“E kishit një kryeministër që po negocionte me fqinjin tonë verior agresiv, në një moment kur te shtëpia ishte paralajmëruar greva masive më 17 gusht merr vendim BSPK-ja për grevë. Më 18 unë jam në negociata në Bruksel”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Ai foli në detaje për takimet që ka pasur me krerët sindikalë.

“Po dalë për të bërë disa sqarime lidhur me situatën aktuale. Nuk kanë pranuar që pakon për përballjen me inflacion ta bëjmë bashkë. Qëndrimi ka qenë që unë ta takoj kreun e BSPK-së, dhe ministrja e Arsimit është ajo që takon kreun e SBAShK-ut. Institucionet kështu komunikojnë, jo njerëzit privat. Në institucione jemi zyrtarë”, tha Kurti.

“Më datën 13 shtator kam pasu dy ministrat dhe kemi takuar Këshillin Grevist. Kemi ofruar edhe tri gjëra përveç pakos për përballje me inflacion. Ku ka më mirë se këtë ta bëjnë qeveria dhe sindikatat. Thamë 10 milionë euro shtesë për barnat esenciale. Atmosfera në takim ishte e mirë. E treta po e diskutojmë reformën e skemës sociale dhe pensionale. Në atë takim nuk kanë mundur të refuzojnë, na thanë po e konsultojmë anëtarësinë”, tha më tutje ai.

“Unë nuk kam dashur të flas për media derisa të kthehen ata. Dalin para mediave e thonë greva vazhdon. Ky nuk është dialog social, është social, por jo dialog. Nuk ka munguar as komunikimi as dialogu, po mungon sinqeriteti. Për mua është e qartë se këtu nuk janë viktima krerët sindikalë, nuk jemi viktimë as na qeveri, as ju si deputëtë, viktimë janë nxënësit e mësimdhënësit. Këtu ka tentativë për viktimizim të individëve personal. Këto ‘ a e dëgjove çka i tha’, janë për zhvendosje të çështjes”, përfundoi Kurti.

Lajme të ngjashme