Ndërprehet gjykimi në rastin e 53 milionëve, avokatja kërkon përjashtimin e kryegjyqtares
Është ndërprerë ende pa nisur mirë gjykimi ndaj ish-ministrit Pal Lekaj, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.
Ata akuzohen për rastin e 53 milionëve.
Avokatja e Eset Berishës ka kërkuar përjashtimin nga rasti të kryegjyqtares, Violeta Namani-Hajra.
Në arsyetim, avokatja Xhema u shpreh se gjyqtarja nuk është e paanshme. Pas kësaj, seanca u ndërpre deri në një vendim të kryetares së Gjykatës.
Për këtë rast, Apeli vendosi që të rigjykohet.