Ndërhyrja e ShBA-së më 1999 në Kosovë, Clinton: Shumë mendonin se jam çmendur, por e dija që kosovarët nuk dorëzohen - NACIONALE

Ndërhyrja e ShBA-së më 1999 në Kosovë, Clinton: Shumë mendonin se jam çmendur, por e dija që kosovarët nuk dorëzohen

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndërhyrjes humanitare ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (bashkë me NATO-n) iu referua ish-Presidenti, Bill Clinton, në një panel të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Clinton tha se atëbot “shumë mendonin se jam çmendur” por se ishte i sigurt se “kosovarët nuk do të dotëzohen kurrë”.

“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonore ajrore,

sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dhe në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë, dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë,” tha Clinton.

Lajme të ngjashme