Ndërhyn sërish Rusia rreth dialogut Kosovë-Serbi: Rezultati të jetë në interes të serbëve
Moska nuk ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës, ka deklaruar Zëvendës Shefi i Misionit rus në OSBE, Maksim Bujakeviq, gjatë një seance të Këshillit të Pëherhshëm të OSBE-së ku edhe u shpalos një raport i kësaj organizate. Bujakeviq është shprehur se “Prishtina nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Beogradin dhe as nuk përmbush obligimet e ndërmarra më herët”.
“Qëndrimi i Moskës në këtë çështje ka mbetur i pandryshuar – arritja e një marrëveshje të qëndrueshme, e pajtueshme për të dyja palët ndërkombëtarisht e ligjshme bazuar në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.
#Buyakevich: #Russia's position on the #Kosovo issue remains unchanged - achievement by #Belgrade and #Pristina of a stable,mutually acceptable international legal solution based on UNSCR 1244.The outcome must be in the interests of the Serbian people and be approved by the UN SC pic.twitter.com/EImfCw6bdJ
— Russian Mission OSCE (@RF_OSCE) May 4, 2023
Ndërkaq Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport, duke shpalosur raportin e OSBE-së tha se është krenar me ç’është arritur.
"Kam raportuar për punën e Misionit në tre fusha kryesore - sigurinë publike, komunitetin dhe të drejtat e njeriut, dhe demokratizimin. Jemi veçanërisht krenarë që kemi ndihmuar në krijimin e një konsensusi mbi draft reformën e ligjit zgjedhor bazuar në rekomandimet e disa misioneve ndërkombëtare", tha Davenport.
Ambassador @DavenportOSCE presented his regular report on the Mission in #Kosovo today to the #OSCE Permanent Council in Vienna.
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) May 4, 2023
See his message with highlights of the Mission’s achievements 👇 pic.twitter.com/iGDWvp5odA