Ndalohet për 48 orë arsimtari që rrahu nxënësin në Prishtinë - NACIONALE

Ndalohet për 48 orë arsimtari që rrahu nxënësin në Prishtinë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë të arsimtarit që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar Gashi.

Konekst:

Një rast i rrahjes është publikuar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Në videon që ka arritur në redaksinë e KALLXO.com shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle derisa e godet një nxënës.

Lajme të ngjashme