Ndalohet në Jarinjë një serb me 10 mijë euro të padeklaruara, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në piken kufitare në Jarinjë ka ndalur një serb me 10 mijë euro të padeklaruara.
Në raportin 24 orësh policia ka dhënë disa detaje.
Sipas policisë, për procedura të mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës.
“Me datë 18.12.2025, në hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në euro dhe dinarë, në vlerë totale prej 10,206.84 euro”, është thënë në raportin e Policisë.