Ndalohen për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, dyshohet se morën ryshfet - NACIONALE

Ndalohen për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, dyshohet se morën ryshfet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndalohen për 48 orë një zyrtar policor e një doganor, të dy dyshohen se morën ryshfet.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

E plotë:

Ndalohet një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor për veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Ferizaj, 05 Nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një (1) zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të ngjashme