Ndalimi i dinarit në Kosovë, Stano: Jemi duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka komentuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme të BQK-së, e cila e ndalon e dinarit serb në Kosovës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë çështje, në një konferencë për media, ai ka thënë se BE-ja është duke e analizuar këtë situatë.
“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë”, ka thënë ai.
Ai ka bërë me dje se të dy vendet duhet të shmangin veprimet që dëmtojnë frymën e normalizimit të raporteve.
“Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, ka thënë Stano.