Ndalimi i dinarit, katër avokatë serbë e dërgojnë Rregulloren e BQK-së në Gjykatë Kushtetuese - NACIONALE

Ndalimi i dinarit, katër avokatë serbë e dërgojnë Rregulloren e BQK-së në Gjykatë Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër avokatë serb kanë dërguar Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon valutën serbe (dinarin) si mjet të ligjshëm pagese për rishikim dhe vlerësim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, raportoi media serbe “KoSSeV”.

Kjo kërkesë që konteston kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Rregullores së BQK, por edhe kërkon që Rregullorja “të vlerësohet për efektin e dëmit të shkaktuar vetë qytetarëve” dhe, siç pretendojnë ata, “për shkeljen e të drejtave të tyre themelore të njeriut”, është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese avokatja, Vasilije Arsiq.

Në rend të parë ata kërkojnë fillimisht masë të përkohshme për Rregulloren e BQK-së deri në vlerësimin përfundimtar të kushtetuetshmërisë së saj.

Në kërkesë fillimisht pretendohet se Rregullorja nuk është në përputhje me nenet 7, 11, 22, 23, 24, 25, 46, 49, 51, 57, 58 dhe 59 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe me nenin 16 të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.

Ankesa kryesore në këtë kërkesë thuhet të ketë të bëjë me nenin 35 të Rregullores së BQK-së, i cili përcakton euron si valutë të vetme për transaksionet e pagesave me para të gatshme dhe sistemet e pagesave në Kosovë në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenet 16, 17 dhe 18 të ligjit nr.03.

“Natyrisht, dekreti rregullon çështjen për të cilën ligji, në bazë të Kushtetutës, parashikon se mund të rregullohet me ligj, gjë që paraqet shkelje drastike të postulateve themelore të shtetit të së drejtës. Një dekret i tillë shprehimisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe si e tillë nuk mund të mbijetojë në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Lajme të ngjashme