Ndalet uji për një orë në Fushë Kosovë, shkak një gyp
KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një rrjedhje në një gyp është ndërprerë për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj që furnizon qytetin e Fushë Kosovës.
“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm qe furnizon qytetin e Fushë Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt.”, thuhet në njoftim.