Ndahet nga jeta muzicienti Visar Reka
Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, sot ka ndërruar jetë muzicienti dhe regjisori i njohur, Visar Reka.
Kështu ka bërë të ditur motra e të ndjerit, Valbona Reka.
Ende nuk dihet se kur do të bëhet varrimi i tij.
“Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë vëllai im, Visar Reka. Për ditën e varrimit do t'ju informoj.” – ka bërë të ditur ajo përmes një shkrimi në Facebook.
Reka ka lindur në Shkup, ndërsa ka jetuar edhe në Angli dhe në Zvicër.
Ai ka ka shërbyer si zëdhënës i UÇK-së nga Perëndimi gjatë vitit 1998.