Nazarko: Takimi i Kurtit e Osmanit me Blinken, tingëllon si “kërcënim me kualitet” - NACIONALE

Nazarko: Takimi i Kurtit e Osmanit me Blinken, tingëllon si “kërcënim me kualitet”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Për opinionistin, Mentor Nazarko, takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, nuk duket diçka e pazakontë.

Megjithatë, ai vlerëson se për Kurtin dhe Osmanin veçanërisht është ‘kërcim në kualitet’, meqë prej kohës kur ata janë në krye të shtetit, nuk kishin takime të nivelit të tillë të lartë, siç ishte ai me Blinkenin, përcjell Klankosova.tv.

”Nuk është e pazakontë, është diçka që veçanërisht për kryeministrin Kurti apo në fakt edhe për zonjën Osmani, tingëllon paksa një kërcim në kualitet, sepse prej një kohe që ata janë zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës, nuk kanë pasur takime të tilla të nivelit të lartë. Dhe nuk e di se cila ka qenë radha e veprimeve, ka qenë e ftuar zonja Osmani, probabilisht ashtu”, tha Nazarko, transmeton abcnews.al.

Nazarko thotë tutje Blinken e lavdëroi Kosovën për çështjen që nuk lidhen drejtëpërdrejtë me Kosovën.

"Për hir të së vërtetës, në fjalën hyrëse sekretari Blinken iu drejtua asaj, e lavdëroi atë për arritjen që ishte për Samitin për Demokraci, ndërkohë Kosovën e lavdëroi për dy momente që ishte mbështetja për Ukrainën dhe mbështetja për afganët, që në fakt janë dy çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me Kosovën. Natyrisht kjo është një vizitë e pasur në një dimension tjetër”, tha ai.

Ai e ka vlerësuar tejet të rëndësishme marrëveshjen e nënshkruar të Kosovës me MCC, megjithatë Nazarko potencon se pavarësisht kësaj, nuk duket të kenë ndryshuar raporti mes Kurtit dhe ShBA-së.

Nazarko foli edhe për raporetet e Kurtit me ShBA-në.

”Nuk duket se ka ndryshuar. Ndonëse për hir të së vërtetës, ka pasur një lloj ngrirje, një lloj tensionimi, që ndërlidhet me faktin që e shohin si prioritet absolut të Qeverisë së Kosovës, edhe në dritën e zhvillimit të konfliktit ruso-ukrainas. Për këtë arsye besohet që pas një letre që besohet se Blinken ia kishte dërguar Kurtit, ku e orientonte për përparim në dialog, në lidhje me disa çështje që janë, siç është marrëveshja për energjinë, por kishte edhe elemente të tjerë”, tha Nazarko.

Lajme të ngjashme