Natën vonë, Qeveria mbajti mbledhje elektronike dhe mori këto vendime
Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, këtë mbrëmjë ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje është miratuar projektligj për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë.
Si dhe është emëruar Komisionin e Pranimit për institucionet e Administratës Shtetërore, për Grupin Specialist i Administrimit të Përgjithshëm, Grupi Nr. 58.
