"Ja, s'e bon": Kur Gashi "garantonte" 11 herë se Kurti s'e bën Asociacionin - NACIONALE

"Ja, s'e bon": Kur Gashi "garantonte" 11 herë se Kurti s'e bën Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi, analist i afërt me qëndrime me VV-në dhe Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, ishte parë shumë i sigurt që shefi i ekzekutivit nuk do të themelojë asnjë Asociacion.

Madje, në emisionin Pressing, z. Gashi e kishte përsëritur 11 herë (aq sa ka mundur të numëroj gazetari i Nacionales) se Kurti nuk e bën Asociacionin, duke garantuar për një gjë të tillë.

“Ky s’po e bën, s’po e bën, ja s’e bon, ja nuk e bën, se kjo është me i ra, ja nuk e pranon. Qeta po ua hjeki une sonte qëtu, ua kam hjek qetë gajle edhe ma përpara, por nuk m’keni dëgju me vëmendje. Po ju lus me m’dëgju sonte: nuk e bën, nuk e bën këtë marrëveshje, nuk nënshkruan Asociacion në bazë të kësaj 2013 dhe 2015 dhe nuk e implementon. Nuk e bën, nuk e bën, nuk e bën, kjo është a e di qysh, kjo është me i mshu shkelëmë krejt karrierës së vetë çerek-shekullit, 25 vjet. Nuk e bën, po ta garantoj unë sonte, nuk e bën.” – thoshte z. Gashi në T7 më 30 janar 2023.

Më 3 shkurt, z. Gashi e kishte shpërndarë këtë video me një mbishkrim interesant.

“qitu e pasna tepru tu garantu: garanto që s'e nënshkruen asociacionin; garanto që s'jep dorëheqje; garanto që në zgjedhje mo s'i merr 50.2%, po shumë ma shumë... garant gashi” – shkruante Gashi.

Megjithatë, Kurti në një emision në RTK dy ditë më parë, tha se ka Asociacion në marrëveshjen e Ohrit. E që nga ajo ditë, z. Gashi nuk është deklaruar për këtë zhvillim të ri.

Ai zgjodhi sot të shkruaj një status kundër Kutjim Shalës, akademikut që është deputet i LDK-së, i cili dje e shau me nënë kryeministrin Kurti.

Lajme të ngjashme