Nasim Haradinaj: Familja Gërvalla është distancuar nga gjuha denigruese e Donikës, ne jemi gjithmonë bashkë - NACIONALE

Nasim Haradinaj: Familja Gërvalla është distancuar nga gjuha denigruese e Donikës, ne jemi gjithmonë bashkë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se të martën në kullën e tij ka pritur si mysafirë familjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai ka bërë me dije se familja Gërvalla është distancuar nga gjuha e kryediplomates, e cila Ramush Haradinajn e ka quajtur gjeneral të vetëshpallur.

Në emisionin “FIVE”, Haradinaj ka treguar se familjet Haradinaj dhe Gërvalla gjithmonë kanë qenë bashkë.

Pritëm mysafir familjen Gërvalla, që erdhën me tregu se ne jem bashkë ashtu siç kemi qenë, ne jemi ata që në mesin e familjeve tona nuk mund të hy askush, qoftë edhe anëtar i familjes tanë. Kështu që, ata erdhën dhe thanë që distancohen nga fjalimi i Donikës, komplet dhe distancohen nga çdo fjalim që është kundër Haradinajt, kundër UÇK-së dhe kundër vetë këtij populli. Prandaj, ata erdhën me tregu se ne jemi bashkë, dhe ne do të jemi gjithmonë bashkë, dhe kushdo qoftë që tenton, ose të dalë qoftë nga familje si dele e zezë, do të jetë i distancuar nga ta. Kështu që kjo është një shenjë solidariteti me popullin e Kosovës, me Drenicën me Llapin, Dukagjinin, Preshevën dhe me kombin”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme