Nasim Haradinaj arrin në Kosovë, bën homazhe të varri i babait
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, pas lirimin nga burgu i Hagës është rikthyer në Kosovë.
Me të arritur në vendlindje, ai ka vizituar varrin e babait të tij, Smajl Haradinaj, i cili ka qenë veprimtar i madh i çështjes kombëtare.
Gazeta “Demos: ka sjell foto të Nasim Haradinaj duke bërë homazhe të varri i babait të tij në Gllogjan.

Nasim Haradinaj, sot është liruar nga burgu në Gjykatën Speciale. Në një njoftim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, theksohet se me vendimin e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, është modifikuar dënimi për Haradinajn.
“Më 12 dhjetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.” – shkruhet në vendim.