NASA përplas një anije kozmike me një asteroid - NACIONALE

NASA përplas një anije kozmike me një asteroid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, e ka përplasur sondën “Dart” në një asteroid, duke e shkatërruar pajisjen në këtë proces.

Përplasja ishte e qëllimshme dhe ishte planifikuar për të testuar nëse gurët e hapësirës, që mund ta rrezikojnë Tokën, mund të largohen në mënyrë të sigurt, nëse janë nisur drejt planetit.

Përmes një kamere të vendosur në sondën “Dart” u dërgua nga një pamje në sekondë, deri në momentin e përplasjes me asteroidin e gjerë 160 metra, të quajtur “Dimorphos.

Do të nevojiten disa javë para se shkencëtarët e misionit të udhëhequr nga NASA të kuptojnë me siguri nëse eksperimenti i tyre ka funksionuar, por Dr. Lori Glaze, drejtoreshë e shkencës planetare në këtë agjenci, është e bindur se është arritur diçka e jashtëzakonshme.

“Po futemi në një epokë të re të njerëzimit, një epokë në të cilën ne potencialisht e kemi aftësinë për ta mbrojtur veten nga diçka si ndikimi i një asteroidi të rrezikshëm. Çfarë gjëje e mahnitshme, kurrë më parë nuk e kemi pasur këtë aftësi”, tha ajo.

Lajme të ngjashme