Napoli shënon gol në frymën e fundit të takimit dhe rrëmben kreun e tabelës
Skuadra e Luciano Spallettit, ka arritur të fitojë ndeshjen në frymën e fundit të takimit me rezultat 1:0 në Stadiumin Diego Armando Maradona ndaj Spezias dhe kështu mori kreun e tabelës në Serie A, ndonëse përkohësisht.
Sa i përket 90 minutave të zhvilluara në fushë, Napoli dukej se ishte skuadra e vetme në fushë, duke dominuar në çdo pjesë të fushës, madje duke krijuar 12 goditje, ku pesë nga to ishin në portë, por portieri Dragowski bëri punën e tij mrekullisht duke mbajtur skuadrën e tij pa pësuar gol, deri në minutën e fundit të takimit kur shënoi Raspadori, për fitoren e rëndësishme.
Tani Napoli gjendet e para në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Atalanta me 13 pikë dhe Milani me 11 pikë, të cilat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
