Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova se vendit aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.
Sipas tij, një nga figurat që mund ta luajë këtë rol është Xhavit Haliti. Hasani vlerësoi se Haliti mund të sigurojë mbështetje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë politike dhe në faktin se, sipas tij, nuk mbart kundërshti nga subjektet e tjera politike.
“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-, sepse ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë deputet, nuk ka ngatërresa nga subjektet e tjera, e shoh si një figure politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Nait Hasani.
Ai tha gjithashtu se ky është propozimi tij, ndërsa jo i PDK.