Naim Maloku vazhdon dëshminë në Hagë
Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku, do ta vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale.
Ai pritet të merret në pyetje edhe sot nga avokatët.
Maloku ka thënë dje se UÇK-ja ka qenë ushtri vullnetare, me organizim nga poshtë-lartë, pra nuk ka pasur hierarki.
Ai deklaroi se gjërat e shkruara në libra janë të ekzagjeruara.