Nagavci tregon pesë shtyllat kryesore të Strategjisë së Arsimit 2022-2026
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka prezantuar Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, duke thënë se është produkt i punës disa mujore.
Ajo ka thënë se në punimin e kësaj Strategjie kanë marrë pjesë 150 specialistë.
Nagavci ka renditur 5 shtyllat kryesore të Strategjisë së Arsimit: “Strategjia e Arsimit 2022-2026 ka 5 shtylla kryesore:
Edukimi në fëmijërinë e hershme, ku synojmë rritje domethënëse të pjesëmarrjes së fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, por edhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve.
Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar, ku fokusi ynë do të jetë ndërtimi dhe konsolidimi i mekanzimave për mësimdhënie cilësore dhe sigurim të cilësisë.
Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet e teknologjisë dhe tregut të punës, për të siguruar fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur mirë.
Cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë.
Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Shkrimi i saj i plotë:
