Nagavci: S'do e shfuqizojmë udhëzimin për shamitë në shkolla, qytetarët të painformuar
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur sërish lidhur me kërkesën që iu parashtrua para disa ditësh, në lidhje me ndryshimin e udhëzimit administrative që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
Nagavci është deklaruar për komentet e shumta në postimet e saj në rrjetin social Facebook, ku tha se ajo dyshon, se ata që adresuan kërkesat, në këtë rast qytetarët, kanë qenë të informuar.
“Kërkesa ka qenë eksplicite, dhe unë kam thënë që nuk ka asnjë udhëzim administrative për shaminë. Një pjesë e madhe e atyre që kanë bërë komente në Facebook, që kanë vërshuar komente në postimet e mia, derisa nuk ka një udhëzim të tillë, për mua e vë nganjëherë në dyshim, përkundër qëllimit që kanë pasë grupet e tjera, informimin e saktë të atyre që kanë adresuar këto kërkesa”, ka thënë Nagavci.
Ministrja mes tjerash ka konfirmuar se do të kthejnë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë çështje.
“Është thënë që ministrja ka ndiku të tjera, unë nuk kam autorizu askënd që të flasë në emër timin. Kemi pranuar kërkesë me shkrim në lidhje me çështjen e ndryshimit të udhëzimit administrative, për të cilin do të kthejmë përgjigje zyrtare”, tha ajo.
Në fund, Nagavci ka thënë se nuk dëshiron të lë dyshime, se ky nen i udhëzimit administrative, do të ndryshohet apo shfuqizohet.
“Jemi duke punuar në këtë drejtim, nuk dua të lë dyshime që ne do të shfuqizojmë atë duhëzim e as të ndryshojmë nen specifik. Për të mbyllur këtë diskutim, e drejta është që për shkollim mos t’i mohohet askujt”, ka thënë ajo për Radiotelevizionin Publik.
