Nagavci u rikthehet doracakëve për edukimin seksual: E përmend edhe deputeten Hykmete Bajrami
Ministrja e Arsimit, ka folur përsëri për doracakët për edukimin seksual.
Ajo ka akuzuar përsëri deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.
“I gjithë ky diskutim është i paqenë” – ka thënë ajo për debatin që u bë për doracakët për edukimin seksual.
Nagavci ka thënë se gjatë bisedës me prindër ka thënë se ata janë të indinjuar me gjuhën që është përdorur.
Më tej, ajo ka akuzar deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ka qenë ministre e Arsimit.
“Ministrja Bajrami ose nuk ka ditë çka ka ndodh kur ka qenë ministre ose përsëri ka manipulu dhe nuk e ka thënë të vërtetën” – ka thënë ajo në RTK.