Naftëtarët i dërgojnë letër Kurtit: Shumë nga kompanitë do të falimentojnë - NACIONALE

Naftëtarët i dërgojnë letër Kurtit: Shumë nga kompanitë do të falimentojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me një letër ku kanë kundërshtuar vendosjen e çmimeve për shitjen e naftës.

Sipas tyre çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës, derisa këtë vendim të marrë nga Qeveria po e cilësojnë si skandaloz.

“Çmimi blerës për naftë sot është 1.75 Euro, dje ishte 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro. Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për naftë është 1.67 Euro”, thuhet në letër.

Tutje nga Shoqata e Naftëtarëve kanë thënë se vendimet e tilla janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike dhe sipas tyre shumë shpejt disa mund të falimentojnë.

Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike dhe shumë shpejtë shumë nga kompanitë do të falimentojmë për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ne vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto ma të ulëte të operimit janë barazuar. Kjo praktik sigurt do t’i falimentojë shumë kompani dhe me mija punëtorë do të mbesin pa punë”, thuhet tutje ne letër.

Naftëtarët në fund të kësaj letre kanë lutur Qeverinë për ndryshim të këtij vendimi, derisa thonë se janë të gatshëm të bisedojnë me të.

Lajme të ngjashme