Publikohet kënga për dëshmorët, e shkruar nga Rexhep Selimi - NACIONALE

Publikohet kënga për dëshmorët, e shkruar nga Rexhep Selimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi po mbahet tash e më shumë se dy vjet i arrestuar në Dhomat e Specializuara të Hagës.

“Na jemi ti” është tituli i këngës që interpretohet nga Ismet e Shpëtim Gashi, djemtë e heroit Beqir Gashi që ka rënë bashkë me Mujë Krasniqin. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Rexhep Selimi.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Hysni Klinaku. Kjo ishte një ndër këngët tjera gjatë luftës të kënduara nga Mujë Krasniqi, Beqir Gashi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë 2 vjetëve si i arrestuar, Rexhep Selimi është vizituar nga miq e familjarë, të cilët kanë bërë të ditur se me pikturë e muzikë po merret edhe në Qendrën e Paraburgimit.

Lajme të ngjashme