“Na e bëj hallall nëse të kemi mërzitur” - Robin Krasniqi njofton për vdekjen e gjyshes
Boksieri Robin Krasniqi ka njoftuar se gjyshja e tij ka vdekur sot.
Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkroi: “Te Zotit jem dhe tek aj do te kthehemi! U bëfsh banore e Xhenetit Gjyshja jem”
Krasniqi, ish-kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë, u lind në Junik të Gjakovës por garon nën flamurin gjerman.
35-vjeçari i postoi dy fotografi me gjyshen e tij, përfshirë një nga fëmijëria e tij.
Ai shtoi: “U rritem neper duart tua, u kshilluam shum nga ti, dashnia jote per neve ishte gjithmon deri ne frymen e fundit, na e bon Hallall nese ndonjeher te kem merzit! Sod na i coptove zemrat ! Do te duam e te kujtojm gjithmon Gjyshja jonë!”
