”Myzevir”: Haki Abazi reagon ndaj hoxhës Mazllam dhe Valon Sylës
Deputeti Haki Abazi ka reaguar ndaj hoxhës, Mazllam Mazllami që u bë i njohur pasi që xhemati i dhuroi një veturë të tipit “Mercedes” pas deklaratave të tij të rënda për flamurin kombëtar dhe dëshmorët.
Abazi ka thënë se me këtë fjalor fyes, hoxha po ndjellë përçarje dhe urrjetje.
Ai ka thënë se kudsho që mbjellë urrejtje është një “myzevir”.
Abazi pati një mesazh indirekt edhe për gazetarin Valon Syla.
Shkrimi i tij:
Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe relegjionit nuk është liri e fjalës e të shprehurit por është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes.
Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë.
Nuk duhet të biejmë viktima të këtyre dashakeqësve delikuent dhe duhet distancuar nga ata.
