Mustafi: Shqiptarët e Luginës të kënaqur të bëhen pjesë e FSK-së, asesi pjesë e ushtrisë së Serbisë
Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar tha se të rinjtë shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe jo ushtrisë serbe, pavarësisht thirrjeve.
Mustafi në RTV Dukagjini deklaroi se të rinjtë shqiptarë nga Lugina po largohen nga vendi i tyre shkaku për mos marrjen pjesë në ushtrinë e Serbisë.
Kjo pasi Serbia e ka kthyer shërbimin e obligueshëm ushtarak.
“Ngjalli shumë frikë të madhe dhe tmerrësisht. Pasi ne po përballemi me largimin e shumë të rinjve nga Lugina e Preshevës. Por marrë parasysh edhe masat siç është pasivizimi i adresave ku Komiteti i Jasingut e ka cilësiar si spastrim etnik me mjete administrative. Kjo veçse e shton edhe një masë tjetër për detyrimin e qytetarëve të Luginës, respektivisht të rinjt të largohen nga aty. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë shumë të gatshëm të marrin pjesë në FSK e asesi e Ushtrisë serbe. Ku kjo e fundit cilësohet se ka kryer krime dhe ka qenë dhe është armiqësore ndaj Kosovës”, u shpreh Mustafi.