Mustafa: Qeveria aktuale po krenohet me oligarkët që dikur i luftonte me deklarata
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se oligarkët që dikur kryeministri aktual, Albin Kurti i luftonte me deklarata deri sa erdhi në pushtet, sot po krenohet.
Në emisionin EURO në T7, Mustafa ka thënë se qeveria e Kosovës sot po mburret me rritjen e eksporteve e që këto eksporte po bëhen nga ata që deri dje kjo qeveri i ka quajtur oligark.
“Ata nuk janë oligark, ata janë biznesmen të cilat kanë ditur që të gjenden mirë në biznes, kanë investuar e punësuar deri në 6 mijë punëtor kanë krijuar stabilitet në familjet e kosovare. Krejt eksportin që e kemi sot e kemi pikërisht nga këto kompani të cilat kanë arrit ta avancojnë tekologjinë e tyre e që sot bilanci tregtar me jashtë të zbutet dhe të rritet brutoprodukti ynë i brendshëm” ka shtuar Mustafa.
Mustafa tutje ka deklaruar se janë po këto biznese që kryeminstri Kurti dikur i quante oligark që po ja zbardhin fytyrën Kosovës me plasimin e produkteve të tyre jashtë vendit.
