Mustafa: Qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100 mijë djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën - NACIONALE

Mustafa: Qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100 mijë djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, për shkrimin e tij, ku tha se qytetarët kanë para më shumë në banka për shkak të masave të Qeverisë Kurti.

Sipas Mustafës, ministri Murati duhet ta kuptojë që 100 mijë djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Mustafa thotë se krejt kjo ikje masive ka ndodhur prej kohës kur në pushtet ka ardhur ministrit Murati.

Tregoni dikush ministrit të financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhë ministri në pushtet.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme