Mustafa me status enigmatik, e citon Dritëro Agollin: Shkëlqimet dhe rëniet vazhdojnë
Rrustem Mustafa, që në kohën e luftës njihej me nofkën Remi, ka shkruar një status të shkurtër. Përveç status i shkurtër, shkrimi i Remit është edhe enigmatik.
Mustafa ka cituar titullin e librit të Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Përtej kësaj, ai ka shkruar edhe një fjali, por ma dhënë shumë informacione se kujt po ia dedikon.
“Personazhet ndrrojnë, shkëlqimet dhe rëniet vazhdojnë…” – shkroi ai.
Madje gazetari veteran, Sadik Zeqiri e pyeti Mustafën se “çka është kjo perlë e mengjesit, gjernal”, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.