Mustafa: Kurti duhet të heq dorë nga bllokada - NACIONALE

Mustafa: Kurti duhet të heq dorë nga bllokada

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Arben Mustara, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se Kurti duhet të paraqitet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Mustara ka thënë se PDK nuk do të ndalet.

Ka disa ditë që presim z. Kurti para Zyrës së Kryeministrit për të përcjellë një mesazh të qartë që ai të vijë në Kuvend. Aty ku e ka vendin si deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe t’i heqë dorë nga bllokada që po i bën shtetit dhe institucioneve të vendit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme