Mustafa i reagon ministres Hajdari: “Me hajna nuk ka shtet”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, Rozeta Hajdarit me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.
“Ministrja e shkelë ligjin, shpallet fajtore nga gjykata, dënohet veq 700 euro dhe as mendja nuk i shkon për dorëheqje”, ka shkruar ai, përcjell Nacionale.
Ndër të tjera, ai i ka kujtuar ministrës Hajdari thirrjen e Vetëvendosjes se “me hajna nuk ka shtet”.
Kujtojmë se minisitrja Rozeta Hajdari në muajin prill të këtij viti kishte shkelur një 10-vjeçare, e ky rasti ishte tentuar të mbahej fshehtë nga të gjitha institucionet.