Mustafa i PDK-së: Qytetarët përballen çdo ditë me rritje të çmimeve
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë në emisionin “EURO n’7” se Kosova po përballët me krizë të madhe ekonomike.
Ish-kryeekonomisti i Bankës Qendrore, tha se këtë krizë qytetarët po e ndjejnë çdo ditë sepse po ballafaqohen me shtrenjtim të çmimeve.
“Ne mund të tregojmë storie të fabrikuara, të manipulojmë me interpretime të treguesve të ekonomisë sa të dëshirojnë, mirëpo kjo nuk do të thotë që e përmirëson gjendjen e qytetarëve në ekonomik. Qytetarët çdo ditë po e ndjejnë këtë krizë që e ka kapluar vendin. Çdo ditë po ballafaqohen me shtrenjtim të çmimeve, me shtrenjtim të çmimeve” – tha ai.