Mustafa i PDK-së: Qeveria Kurti pa asnjë projekt të madh për Kosovën - NACIONALE

Mustafa i PDK-së: Qeveria Kurti pa asnjë projekt të madh për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Ligjin për Buxheti për vitin 2024, i cili është miratuar dje në lexim të dytë.

Ai ka bërë me dije se ky buxhet nuk do t’i mundësojë Kosovës ndonjë zhvillim ekonomik

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se për katër vite qeverisje, kjo qeveria ka menaxhuar mbi 10 miliardë dhe nuk ka lënë ndonjë gjurmë.

“Për katër vjet qeverisje, mbi 10 miliardë euro buxhet, Qeveria Kurti pa asnjë projekt të madh për Kosovën. Buxheti për vitin 2024 nuk do t’i mundësojë Kosovës zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve. Kjo qeveri, ashtu siç e filloi mandatin, ashtu dhe po shkon drejt fundit të mandatit të saj qeverisës, duke bartur paratë e qytetarëve të Kosovës nga dora në dorë, por pa lënë asnjë gjurmë substanciale në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e vendit”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme