Mustafa e quan Gjykatën Speciale “produkt të fushatës anti-UÇK”
Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi, ka folur rreth luftës së UÇK-së.
Ish-komandant Remi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku po vazhdojnë të gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Në një prononcim, Mustafa ka vlerësuar se Gjykata Speciale është prokduk i fushatës anti-UÇK.
“Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me angazhim aq fisnik. Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës. Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë “bllokut të së keqës” dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën” – ka thënë ai, transmeton Express.