Mustafa demanton Bislimin: Unë kam kërkuar dërgimin statutit të Asociacionit në Kushtetuese, jo Serbia - NACIONALE

Mustafa demanton Bislimin: Unë kam kërkuar dërgimin statutit të Asociacionit në Kushtetuese, jo Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka demantuar kryenegociatorin e Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se në vitin 2015 Serbia ka kërkuar që statuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Mustafa ka bërë me dije se një gjë të tillë e ka kërkuar ai dhe ekipi i Kosovës në bisedime.

Unë dhe ekipi i Kosovës kemi kërkuar dhe kemi vënë kusht që dekretin e qeverisë mbi miratimin e Statutit ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese dhe kur ajo konstaton se Statuti është në harmoni me Kushtetutën atëherë mund ti fillojnë procedurat për themelimin e Asociacionit”, ka thënë Mustafa për “Albanian Post”.

Mbrëmë në një intervistë për RTK, Bislimi ka dhënë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se Serbia kishte kërkuar një gjë të tillë.

Kërkesa që dokumenti i vitit 2015 të shkoi në Kushtetuese nuk ka qenë kërkesë e palës kosovare, ka qenë kërkesë e delegacionit të Serbisë. Sepse ata kanë thonë nuk ju besojmë politikanëve të Kosovës, por në atë moment që Gjykata Kushtetuese e thotë që është në rregull, ju duhet ta bëni gjithsesi. Është manipulim i opinionit kur Isa Mustafa thotë që unë e kam kërkuar nenin për ta dërguar në Kushtetuese. Në Bruksel në negociata më është thënë që këtë e ka kërkuar Serbia”, ka thënë Bislimi.

Lajme të ngjashme