Mustafa: Bastisjet dhe arrestimet e fundit tregojnë korrupsionin e thellë të Qeverisë Kurti - NACIONALE

Mustafa: Bastisjet dhe arrestimet e fundit tregojnë korrupsionin e thellë të Qeverisë Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka komentuar bastisjet e fundit të policisë në ministrinë e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai ka bërë me dije se këto arrestime tregojnë korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Mustafa ai ka thënë se kjo flet për shtrirjen e thellë të korrupsionit në Qeverinë Kurti.

Të gjitha këto bastisje dhe arrestime, përfshirë edhe ato të djeshme tregojnë për korrupsionin e thellë në këtë Qeveri. Natyrisht kjo nuk ka të bëjë vetëm me një ministri sikur ajo e djeshmja apo vetëm me disa individë por ka të bëjë me shtrirjen e gjerë të korruspionit në këtë Qeveri. Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai ka vlerësuar se kosovarët mertojnë qeverisje më të mirë.

Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj nuk do duhej të fshiheshin prapa arsyetimeve të ndryshme apo të tentonin të iknin kësaj përgjegjësie por do duhej të punonin çdo ditë për çrrënjosjen e korrupsionit. Natyrisht, qytetarët e Kosovës meritojnë shumë më mirë dhe është koha që Kosova të ketë lidership që punojnë seriozisht për zhdukjen e korrupsionin dhe për të mirën e qytetarëve”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme