Musliu tregon drekën që iu servua ushtarëve të FSK-së në Istog: I detyrojnë ushtarët e rinj të bëjnë punën e kuzhinierit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur e shqetësuar me ushqimin që po iu servohet ushtarëve të Kosovës.
Ajo ka publikuar një fotografi, e cila tregon ushqimin që dje në drekë iu është shërbye ushtarëve të FSK-së në Kazermën e Istogut.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se ushtarët e rinj po i detyrojnë të bëjnë punën e kuzhinierit.
“Keshtu u servua dreka sot në Kazermen e FSK-së në Istog. Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit. @ejupmaqedonci ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit.”, ka shkruar Musliu.