Deputetja e PDK-së: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nuk janë zgjidhje, zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për gazeten Blic, ajo ka thënë se edhe nëse duan që ta rrezojnë këtë qeveri e kanë të pamundur për shkak se kanë më pak se 51 për qind dhe nuk kanë vota të mjaftueshme.

Nuk mendoj se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje. Ne jemi opozitë që ka më pak se 50 për qind dhe edhe në duam, nuk i kemi votat që ta rrëzojmë këtë Qeveri. Opozita, jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën është e gatshme gjithmonë për zgjedhje, mirëpo këto nuk janë zgjidhje në këtë moment për vendin tonë. E dimë që përpos politikës së jashtme kemi edhe shumë probleme tjera dhe qytetarët tanë nuk e meritojnë edhe një trazirë më shumë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Qytetarët tanë me vullnet të plotë ia kanë besuar këtë detyrë kryeministrit Kurti, me mbi 50 për qind dhe ky vullnet i tyre duhet të shkojë deri në fund dhe kryeministri ashtu siç ka premtuar me politikat e tij, duhet që ta ketë mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme