Musliu-Shoshi i reagon Kurtit: Çka ke bërë ti që aplikimi i Kosovës në BE të ec para? 5 vite izolim dhe vendnumëro
Ariana Musliu-Shoshi, deputet e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas kërkesës së këtij të fundit ndaj BE-së që të shqyrtojnë aplikimin e Kosovës për status të vendit kandidat.
Musliu-Shoshi e pyeti Kurtin se “çfarë ke bërë ti?” që aplikacioni i para 40 muajve të trajtohet në rend të parë nga BE-ja. “5 vite vendnumëro dhe izolim,” tha ajo.
Postimi i plotë:
Integrimi evropian nuk bëhet me fjalë por bëhet me punë. Dhe sot, pas 40 muajsh, puna po mungon, ndërsa propaganda po vazhdon.
Kryeministri sot i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat, ndërsa harron t’u tregojë qytetarëve pse Kosova ka mbetur në vendnumëro për më shumë se 5 vite.
Nuk është problemi te BE-ja.
Problemi është te mungesa e rezultateve, te dështimet në diplomaci dhe te izolimi që kjo qeveri ia ka imponuar vendit.
Nuk mjafton të thuash “kemi aplikuar”.
Duhet të tregosh çfarë ke bërë që ajo aplikim të ecë përpara.
Kosova nuk ka nevojë për komitete të reja e task-forca që prodhojnë vetëm deklarata.
Kosova ka nevojë për lidership që ndërton besim, që forcon aleancat dhe që sjell rezultate konkrete.