Musliu-Shoshi: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialog rreth asociacionit.

Sipas saj, vetëm dorëheqja mund ta shpëtojë Kurtin nga asociacioni.

POSTIMI:

Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni!

Marrë parasyshë faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cënuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës 🇽🇰.

Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë!

Lajme të ngjashme