Musliu-Shoshi: Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ish-ushtarët e UÇK-së? - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ish-ushtarët e UÇK-së?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi Qeveria e Kosovës ka përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga subvencionimi i energjisë.

Ajo ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti për këtë diskriminim.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se pse duhet paguar rryma për serbët në veri e kategoritë e luftës së UÇK-së.

“Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e JO për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët? Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhepse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injoromin në vazhimësi të atyre që dhanë gjithçka pë lirinë tonë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme